Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, sot në Tiranë

Më datë:

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew nis sot vizitën e tij në Shqipëri.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner njoftoi në rrjetet sociale se vizitën e Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.

“Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen”, u shpreh Wisner.

“Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, tha Wisner.

DASH njoftoi më herët se Nephew do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të...

Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën...

Ibrahimaj: Korporata Shqiptare e Investimeve, rol aktiv në zhvillimin e pronave shtetërore të degraduara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot...