Kongresistja amerikane kritika Trumpit për marrëveshjen me Indinë

Më datë:

Kongresistja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez kritikoi sot presidentin e SHBA-ve Donald Trump për marrëveshjen e armëve me Indinë.

“Presidenti Trump është duke nënshkruar marrëveshje të armëve me Modin ndërsa administrata e tij po pastron etnikisht pakicat fetare të vendit”, shkroi në Twitter ligjbërësja demokrate.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë rritje të dhunës sektare”, tha Ocasio-Cortez.

Trump në vizitën e tij në Indi muajin e kaluar nënshkroi marrëveshje të mbrojtjes, energjisë dhe telekomunikacionit.

India do të blejë helikopterë dhe pajisje tjera ushtarake amerikane me vlerë prej 3 miliardë dollarë.

Vizita e tij u shënua nga trazirat më vdekjeprurëse fetare në kryeqytetin Indian në dekada.

Përveç 47 viktimave, dyqanet, shkollat dhe shtëpitë u dogjën derisa banditët terrorizuan banorët në verilindje të New Delhi për katër ditë. Policia, e kritikuar për reagimin e tyre të ngadaltë, arriti të marrë gjërat nën kontroll.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...