14.5 C
Tirana

Koncesioni për sterilizimin/ SPAK regjistron kallëzimin e Nismës ‘Thurje’, javën e ardhshme do merren në pyetje personat e përfshirë

Më datë:

SPAK, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka regjistruar kallëzimin e Nisma ‘Thurje’ lidhur me zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Pritet që javën e ardhshme SPAK të marrë në pyetje personat e kallëzuar si dhe ata që kanë firmosur kontratën, përfshirë edhe kompaninë ftuese.

Më 23 dhjetor Nisma “Thurje” depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një kallëzim penal për zyrtarët e përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Përfaqësues të Nisma ‘Thurje’, Endri Shabani dhe Artan Koni kërkuan hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

Kallëzimi:

Në kallëzim e depozituar në Prokurori renditen katër çështjet për të cilën kërkohen hetime për këtë koncesion.

Për këtë koncesion paditësit ngrenë dyshimet:

“Së pari kemi dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike.

Së dyti ka dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me konçesion.

Së treti, kemi dyshime për përmbajtjen e kontratës konçesionare, nëse është hartuar në një formë të tillë që i shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit.

Së katërti, jemi të shqetësuar për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për tu hetuar nëse kompania ka investuar vërtet 12 milion Euro”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...