6.5 C
Tirana

Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimin në ligj, sigurohet plotësimi i vakancave në Drejtorinë e Burgjeve

Më datë:

 Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Amendamenti i paraqitur nga deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima synon kryerjen e ndryshimeve në ligj që synojnë saktësimin e rregullimit të marrëdhënies së punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si edhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Dhima theksoi se përmes këtij ndryshimi marrëdhëniet e punës rregullohen sipas Kodit të Punës. Kjo sipas saj krijon kushtet për plotësimin e vendeve vakante në këto institucione.

“Përmes ndryshimit të regjimit të marrëdhënieve të punës, do të arrihet plotësim më i shpejtë i vakancave duke ndikuar në normalizimin e ngarkesës së punës si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe paraburgosurve”, tha Dhima.

Në këtë drejtim, zv/ministri i Drejtësisë Tedi Dobi vlerësoi se kjo është një nismë shumë e nevojshme duke marrë parasysh faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe riintegrimin e të dënuarve.

“Fatkeqësisht vitet fundit kemi një numër të madh vakancash, 26 vakanca permanente. Për shkak të ligjit ‘Të Nëpunësit Civil’ bëhet shumë e vështirë përmbushja e tyre imediate dhe adresimi i problematikave në formën e duhur”, tha Dobi.

Ai theksoi se ka një masterplan të ri të burgjeve në përputhje të plotë edhe me detyrimet e integrimit.

“Kemi edhe një IEPV që do të shërbejë për ekzekutimin e një gjysmë lirisë, pra në formën e burgut të hapur. Ndaj jemi në momentin e duhur për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve”, tha Dobi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...