3145 gjoba për shkelje rrugore gjatë 15 ditëve të para të dhjetorit në Vlorë dhe Sarandë

Më datë:

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, gjatë 15-ditëshit të parë të muajit dhjetor, si rezultat i monitorimeve të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera ka arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe ka kaluar për procedim penal 2 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera.

Janë vendosur gjithsej 3145 masa administrative:

Tejkalim shpejtësie: 630 masa

Mosvendosje e rripit të sigurimit: 226 masa

Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 118 masa

Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 69 masa

Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 11 masa

Parakalim i gabuar: 289 masa

Ndalim/ qëndrim i gabuar: 528 masa

Mungesë siguracioni: 19 masa

Xhama të zinj: 100 masa

Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 1155 masa

Ndërkohë, në kuadër të rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe disiplinimin e mjeteve, janë vendosur 374 masa për mosrespektim të këmbësorëve, sipas nenit 189/1 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat e banuara, duke ndërmarrë masa konkrete për të minimizuar incidentet dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çfarë sinjalizojnë therjet ose mpirja në shputa dhe pse nuk duhet të injorohen

Ndjesia e shpimit, djegies ose mpirjes në shputa mund...

Kuvendi i PD-së miraton ndryshimet në statut dhe zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit

Partia Demokratike ka nisur Kuvendin Kombëtar. Ky takim vjen...

Dyshohet se transportonte drogë/ SHBA godet nga ajri një motoskaf në Paqësor, tre të vrarë

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer...

Furnizonte shpërndarësit e drogës me kokainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar...