Komisioni Hetimor në Shëndetësi, PD kërkon zgjatjen e afatit

Më datë:

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi u zhvillua sërish sot mes debateve e tensioneve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Në kushtet kur nesër përfundon afati i Komisionit Hetimor, kryetarja e Kuvendit Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike, ka kërkuar sërish që të zgjatet afati i komisionit.

Teksa akuzoi opozitën për pengmarrje te komisionit hetimor, Vokshi tha se mbledhja e sotme është thirrur në shkelje të rregullores.

“Sot data 21 tetor dhe nesër është dita e fundit. Në listën e dakordësuar në kryesinë e komisionit janë edhe shumë dëshmitarë të tjerë. Nuk e kuptoj se çfarë doni të bëni kush është qëllimi. Keni përjashtuar deputetët e opozitës”, u shpreh Vokshi.

“Nëse sot nuk merret vendim për shtyrje, nuk e mbledh dot. Ju bëj thirrje tërhiquni ta fusim këtë komision në hullin e kushtetuetshmërisë”, shtoi Vokshi.

Nga ana tjetër zëvendëskryetari i komisionit Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, tha se nuk mund të përshtaten me vendime partiake të PD-së.

“Kemi treguar durimin maksimal gjithë kohës edhe pse na janë shkulur mikrofonat, jemi përpjekur të ruajmë qetësinë. Është shtyrë dy muaj, jo me kërkesë të mazhorancës, por tuajën. Nuk mund të përshtatemi me vendimet partiake të PD-së. Ti kërkon përjashtimin e tjetrit dhe pastaj kërkon bashkëpunim.

Ju keni përjashtuar veten, sepse keni djegur parlamentin. Fakti që je këtu do të thotë se asgjë nuk është uzurpuar”- u shpreh Ndreca.

Pas debateve mes palëve, Vokshi mbylli mbledhjen e komisionit për të thirrur mbledhjen e kryesisë së Komisionit.

Sot është parashikuar thirrja e dëshmitarëve, Albana Koçiu; Ogerta Manastirliu; Shkëlqim Cani; Admir Daci; Arben Daci; Artan Kalleshi; Altin Fani, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...