Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Më datë:

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë U21 e parashikuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Antalia të Turqisë nuk do të zhvillohet. Federata Shqiptare e futbollit bëri të ditur anulimin e kësaj sfide që vjen pas asaj me SHBA e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars.

Në komunikatën e saj, FSHF bën të ditur se është njoftuar nga ajo japoneze sepse për shkak të situatës së krijuar  në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurue, ajo vendosi të anulojë udhëtimin drejt Turqisë duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore

Kujtojmë se ditë më parë u anulua edhe ndeshja tjetër miqësore e Kombëtares U21, ajo me SHBA, e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars, për të njëjtën arsye si kjo me Japoninë, ndërsa Federara Shqiptare e Futbollit thekson se po shikon mundësinë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për skuadrën përfaqësuese të 21 vjeçarëve për ndeshjet e së njëjtës periudhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...