Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me shezlongë dhe çadra, në hetim 50-vjeçari

Më datë:

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi u konstatua se kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi S.T. i cili u konstatua se kishte zënë hapësirën publike në plazhin e Zvërnecit, duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra, pa lejen e organeve kompetente.

“Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi: S. T., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...