11.5 C
Tirana

Kina dhe SHBA bisedime në Gjenevë këtë javë

Më datë:

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë pritet të fillojnë bisedimet këtë javë në përpjekje për të ulur tensionet në një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të marrë pjesë në bisedimet në Gjenevë, Zvicër nga 9 deri më 12 Maj, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së Jamieson Greer do të përfaqësojnë Uashingtonin në takim.

Ekspertët e tregtisë globale presin që negociatat të zgjasin disa muaj. Trump ka deklaruar se ai dhe zyrtarët e lartë të administratës do të shqyrtojnë marrëveshjet e mundshme tregtare gjatë dy javëve të ardhshme për të vendosur se cilat do të pranojnë.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka vendosur taksa të reja importi për mallrat kineze deri në 145%. Pekini është kundërpërgjigjur me tarifa për disa mallra nga SHBA-ja prej 125%. Ekipet negociuese që do të mblidhen në Zvicër, e njohur për neutralitetin e saj, pritet të diskutojnë uljen e tarifave më të gjera. Bisedimet duhet të mbulojnë gjithashtu detyrimet për produkte specifike, kontrollet e eksportit dhe vendimin e Trump për t’i dhënë fund përjashtimeve për importet.

Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve që kur zëvendëspresidenti kinez Han Zheng mori pjesë në inaugurimin e Trump në janar

“Ndjesia ime është se ky takim si fillim do të shënojë uljen e tensioneve dhe më pas arritjen e marrëveshjes së madhe tregtare, por duhet të ulim tensionet përpara se të ecim përpara”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent në një intervistë me Fox News.

Mediat shtetërore kineze raportuan se Pekini ka vendosur të angazhohej me SHBA-në pasi kishte marrë në konsideratë plotësisht interesat e vendit dhe thirrjet nga bizneset amerikane. Por mes të tjerash, Kina përsëriti se nëse vendi vendos të vazhdojë të luftojë këtë luftë tregtare, do të luftojë deri në fund. Lufta tregtare ka shkaktuar trazira në tregjet financiare dhe gjithë tregtinë globale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...