Kim: Ka raportime për blerje votash, autoritetet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre

Më datë:

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur sot lidhur me procesin për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të konferencës “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës së Drejtësisë, Kim tha se “të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë.

“Kemi parë gjithashtu raportime për blerje votash dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre”, nënvizoi Kim.

Diplomatja e SHBA-së deklaroi se “nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarri veprimet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...