KFOR-i turk mbështetje Kosovës në fushën e arsimit

Më datë:

Sot në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetet “Ukshin Hoti” në Prizren u bë inaugurimi i projektit të kabinetit të kompjuterëve dhe rinovimit të klasës së projeksionit të mundësuar nga kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) (AA).

Në ceremoni të pranishëm ishin ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryekonsulli turk në Prizren, Serdar Özaydın, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Kosovën, Hasan Burak Ceran, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, shefi i delgacionit turk të KFOR-it, kolonel Numan Baş, dekani i Fakultetit Ekonomik, Halil Kukaj, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Ambasadori Sakar në fjalën e tij tha se Republika e Turqisë do t’i vazhdojë të gjitha llojet e mbështetjeve për popullin vëlla të Kosovës, duke theksuar se sikurse në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të jenë pa kushte pranë popullit kosovar.

“Unë besoj se arsimimi me cilësi të lartë dhe me standarde botërore i të rinjve të një vendi me një popullsi të re dhe dinamike, siç është Kosova, do të jetë i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, tha Sakar.

Ndërkaq, koloneli Baş tha se tashmë 21 vjet janë pranë popullit të Kosovës me çdo lloj të mbështetjes.

Ai tha se ndihen të lumtur që, siç theksoi, KFOR-i turk ka mundësinë të vendosë “një tullë në arsimin i cili do të ndërtojë të ardhmen e Kosovës”.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Kukaj, shprehu mirënjohje për ndihmat dhe shtoi se ndihma më e madhe deri më sot në Fakultetin e Ekonomisë është realizuar nga ushtarët turq.

Në kuadër të projektit janë dhuruar 26 kompjuterë, 25 tavolina për kompjuterë, një tavolinë pune, 26 karrige, një printer, pesë furnizues energjie pa ndërprerje (UPS) dhe një dollap, ndërsa dhe klasa e projeksionit është furnizuar me pajisjet e nevojshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...

Ervin Salianji viziton Prekazin me Sami Lushtakun: Respekt për sakrificën e familjes Jashari

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku...

Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës: U shkelën të drejtat e deputetëve të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...