Këshilli Prokurorial: Policia t’i kapë personat që kërcënuan Drita Hajdarin

Më datë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit  kanë reaguar me anë të një komunikate drejtuar mediave duke deklaruar se e dënojnë fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

“Këto kërcënime serioze ndaj prokurores Hajdari vijnë si rrjedhojë e fushatës dhe gjuhës denigruese publike nga një grup individësh, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Pronto””.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurores speciale, Drita Hajdari, duke i ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e saj në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale”

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sigurojnë opinionin publik se kërcënimet publike ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe asnjë çast synimet dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për krijimin e shtetit ligjor, në të cilin respektohen parimet e drejtësisë”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftojnë se kërcënimet ndaj prokurores Drita Hajdari janë duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës, me ç’rast kanë urdhëruar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë masa konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave, të cilët kanë kërcënuar prokuroren Hajdari, si dhe të njëjtit të dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Flamingo Mirror”/ Rama zbulon dosjet “Narta-Sazan” dhe “KAYO”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Flamingo Mirror”,...

“Kërcet plumbi, të ikën koka”/ Berisha: Hyseni ka qenë në vilën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se...

Denoncimi i të miturave, Erind Xhaferi përballet me gjykatën në Fier

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të...

“Duhet të prijmë protestat”, Blushi kritikon opozitën

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...