Këshilli i Legjislacionit diskuton tre vendime të Kushtetueses

Më datë:

Këshilli për Legjislacionin u mblodh sot për të diskutuar mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira, si dhe ligjin për Komisionet Hetimore.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Këshillit, Dhurata Çupi u shpreh se “Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores së Kuvendit”.

“Gjykata, ka theksuar se ndryshimet në ligj, kanë dëmtuar bashkëjetesën në Kuvend. Ndryshimet e rregullores së Kuvendit duhet të jenë transparente dhe konsensuale”, u shpreh Çupi.

Sipas saj, “ndryshimet e njëanshme, për më tepër ashpërsimi i masave, dëmtojnë demokracinë parlamentare”.

Lidhur me tatimin e profesioneve të lira, Çupi theksoi se “mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar”.

“Duhet të ndërmarrim një nisme ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, shtoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...