Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e presidentit të PL Ilir Meta mbi zëvendësimin e masës së sigurisë.
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se seanca është shtyrë për shkak se nuk u ndoqën procedurat dhe nuk ishin njoftuar për emrin e gjyqtares.
Cakrani: Nuk ishim njohur kush ishte gjyqtari i seancës, kërkova që të shtyhej seanca që t’i komunikoja presidentit të PL Ilir Meta emrin e gjyqtares Saida Dollani, pasi janë në konflikt interesi.
Data e seancës së radhës është parashikuar data 23 tetor, datë që koicidon me seancën paraprake në datën 23 në orën 12:00.