15.5 C
Tirana

Kërkesa për liri e Veliajt në shqyrtim nga Apeli i Posaçëm

Më datë:

Këtë të martë, 24 shkurt, po mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për shqyrtimine ankimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sa i takon masës së “arrestit me burg” ndaj tij.

Veliaj (i cili është i pranishëm në sallë) kundërshton vendimin e marrë më 1 shkurt nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal.

Në kërkesën e tij drejtuar Apelit, Veliaj kërkon zëvendësimin me një masë më të butë, duke propozuar edhe garanci pasurore si alternativë, apo çdo masë tjetër të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, përjashtuar izolimin në qeli.

Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e prishjes apo manipulimit të tyre.

Do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ajo e cila do të shqyrtojë argumentet e palëve dhe më pas do të marrë një vendim

Tre gjyqtarë (përcaktohen me short elektronik) do të gjykojnë kreun e bashkisë më të madhe në vend, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, biznesmenin Elman Abule, të pandehur të tjerë, si dhe subjekte juridike, që do përballen me GJKKO-në, në një gjyq publik. Janë 18 persona fizik dhe pjesa tjetër janë shoqëri, që përballen me akuza për pastrim parash.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndërkohë, studiot e huaja ligjore në mbrojtje të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya, pretendojnë se ai po përballet me një persekutim të qartë politik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët përfitojnë nga tatimi i ulur për rivlerësimin e pronës, afati 2026

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit...

Negociatat, AKU përgatitet për auditimet e DG SANTE në fushën fitosanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi sot një takim...

Balla takon raporterin për Shqipërinë në PPE, Kovatchev

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Balluku dhe SPAK: PS thotë jo, Berisha paralajmëron shqiptarët për Ramën

https://www.youtube.com/live/R22bx3UCDZw?si=_pa3xbBVNjOsRT_N&t=500 Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka...