‘Apokalips’ bore në SHBA/ Stuhia dimërore ‘paralizon’ bregun lindor, anulohen mbi 5.700 fluturime

Më datë:

Një stuhi e fuqishme dimërore ka paralizuar bregun lindor të SHBA-së, i cili u përball me erëra të acarta dhe reshje rekord dëbore, që prekën miliona njerëz.

BBC thotë se në disa pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts, janë regjistruar gati 94 cm borë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit flet për kushte udhëtimi “pothuajse të pamundura” në Neë York.

Më shumë se 600,000 shtëpi dhe biznese pësuan ndërprerje të energjisë elektrike, me Neë Jersey dhe Massachusetts më të goditurat. Paralajmërimet për stuhitë dimërore u shtrinë nga Karolina e Veriut në Maine veriore, e madje alarmi është dhënë edhe për disa pjesë të Kanadasë lindore.

Kjo ka qenë stuhia më e ashpër e borës në historinë e shtetit më të vogël të SHBA-së, Rhode Island, sipas mediave lokale. Kryeqendra e tij, Providence, kryeqyteti i shtetit, u përball me 91 cm borë, duke e tejkaluar rekordin ekzistues të 72.6 cm, të vendosur në shkurt të vitit 1978. Si në Rhode Island, ashtu edhe në  Connecticut-in fqinj janë ndaluar udhëtimet jo-thelbësore. Të njëjtën masë, mori më vonë edhe Guvernatorja e Masaçusetsit, Maura Healey.

Numri i fluturimeve të anuluara në SHBA nga kushtet e motit arriti në më shumë se 5,70, sipas gjurmuesit FlightAware.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...