Këlliçi: PD nuk do të ndalet, para drejtësisë përgjegjësit e aferave

Më datë:

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës deklaroi se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës.

Ai tha se të enjten që vjen opozita do të protestojë sërish.

“Njësitë administrative në Tiranë, fshatrat dhe kryeqyteti është i tejmbushur nga plehrat. Në këtë vend nuk ka drejtësi.

Përherë kam qenë nga më të moderuarit për të folur për SPAK-un.

Por duhet të themi disa të vërteta. Altin Dumani u shpreh se disa krime janë krime intelektuale.

Në mars të 20170ës Veliaj i hapi rrugë koncensionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.

Faktet janë flagrante për përfshirjen e Veliajt në vjedhjen e shekullit.

Të enjten tjetër do të jemi sërish këtu për të protestuar për këtë vjedhje të paprecedentë, në orën 11.

Vjedhjes së inceneratorëve PD do t’i shkojë deri në fund. Pa dalë përgjegjësia e personave që kanë firmosur për këto afera, nuk do të tërhiqemi!”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën hetim për disa vepra të dyshuara penale, Ballukut i rrëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda...

Tentoi të hakmerrej për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari përfundon në pranga

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi...

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak...

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina)...