Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë foli mes të tjerash edhe në lidhje me transportin e lëndëve toksike.
Ai ka komentuar deklaratën e djeshme të ministres Belinda Balluku, e cila tha se Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi.
Sipas Balliut, Tirana e Shqipëria kanë vetëm një rrugë, ndryshimin që vjen si pasojë e protestave.
“Doli Balluku tha e ka fajin media e njerëzit, këta nuk kanë faj. Në këtë vend e keqja ka një emër, ajo e ka emrin pushteti i Rilindjes.
Këta janë arsyet pse jemi vendi me taksat më të larta në rajon dhe rrogat më të ulëta në rajon.
Këta janë përgjegjësit pse fëmijëve sot po u shiten drogë nëpër shkolla e jo libra.
Janë armiq të librit, kulturës e drejtësisë. Janë armiq të Shqipërisë , kombit e familjes.
Ata që kërkojnë të sulmojnë qytetarët që protestojnë, e kanë të garantuar që do të dështojnë.
Rama, kryetari i narkoshtetit duhet të largohet.
Sot Tirana e Shqipëria ka vetëm një rrugë, që është ndryshimi, që vjen si pasojë e protestave”, tha ai.