Kasata e Shtëpisë Me Shije Frutash

Më datë:

Freskia e kasatës dhe shija e veçantë e boronicave apo luleshtrydheve, janë kombinimi perfekt për të larguar etjen dhe për të shijuar diçka të ftohtë.

Por përveç shijes, frutat e përdorura janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit. Dhe nëse dëshironi mund të shtoni në këtë recetë edhe copëza frutash të ndryshme.

Përbërësit

2 gota boronica ose luleshtyrdhe

1/4 gore lëng molle

2 lgj mjaltë

lëng me 1/2  limoni

1 majë luge kripë

Përgatitja

Kombinoni përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme.  Më pas masën h idheni në kallëpet e përshtatshme. Vendosini në frigorifer për të paktën 5 orë ose gjatë gjithë natës. Nëse nuk keni kallëpe mund të përdorni gota plastike. Hidheni përzierjen në çdo gotë, mbulojeni me fletë metalike dhe vendosni shkopin në qendrër të gotës. Vendoseni në frigorifer për të paktën 5 orë ose gjatë gjithë natës. Për ta hequr nga kupa, zhysni 2/3 e poshtme të gotës në ujë të nxehtë për rreth pesë sekonda. Tërhiqni shkopin dhe do të keni në dorë kasatën tuaj me shijen e preferuar të frutave. Ju gjithshtu mund të provoni të përdorni kombinime të ndryshme frutash.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...