Kapshtica mbetet e bllokuar, ndalohet hyrja në Greqi deri në 19 prill

Më datë:

Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e bllokuar dhe për dy javë të tjera.

Greqia vijon të jenë nën masa të rrepta kufizimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Deri në 19 prill, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të qëndrojë e mbyllur, ndërkohë që, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë lejohet gjatë orës 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...