Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

Më datë:

Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 3 tonë kokainë, sasi të cilën deklaron se i përket mafies shqiptare. Lënda narkotike, e cila kap vlerën e 90 milionë dollarëve, u bllokua pasditen e të enjtes në pjesën jugperëndimore të Guayaquil-it.

Kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, i përket mafies shqiptare e cila ka lidhje me kartelet e drogës në Kolumbi dhe Meksikë.

Pesë persona nga Ekuadori u arrestuan në një fermë të kultivimit të bananeve, aty ku u gjet edhe lënda narkotike, e ngarkuar në kamion, gati për t’u nisur drejt portit. Droga ishte e paketuar me logo të ndryshme.

“U identifikua një pronë që vepronte nën maskën e një plantacioni bananesh. Brenda, u gjet një kamion tip furgon që përmbante disa kuti me banane, brenda të cilave u gjet një sasi e konsiderueshme e një substance të bardhë, me sa duket kokainë hidroklorur. Gjatë operacionit, prona u bastis dhe u arrestuan pesë individë që dyshohet se janë të lidhur me një strukturë kriminale të lidhur me mafian shqiptare”, tha kreu i policisë së Guayaquil, Victor Hugo Ordóñez.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar destinacionin e drogës dhe për të goditur rrjetin kriminal të përfshirë; megjithatë, sipas informacioneve, dyshohet se do të dërgohej në Evropë me kontejner.

Vetëm gjatë vitit 2025, në Ekuador policia ka sekuestruar rreth 100 tonë kokainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...