13.5 C
Tirana

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Alibej zbulon prapaskenat: Plarent Dervishaj foli që ta ekzekutonin me snajper

Më datë:

Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë që ka zbardhur një sërë krimesh për dosjen “Plumbi i Artë” ka nisur të dëshmojë në lidhje me procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes për atentatin ku u vra shoferi Andi Maloku dhe mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Ai ka treguar se Dervishaj ka diskutuar edhe për plane që ta ekzekutonte Ndojën me snajper në një lokal te Gjiri i Lalzit.

“Diskutuam se kush di të ekzekutojë me snajper. Në bisedë e sipër diskutuam që prokurori (Ndoja) shkon në një lokal te Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin me snajper aty”, tha Alibej.

Erion Alibej

Alibej thotë se e dinte që pas atentatit në fjalë fshihej Dervishaj. Këtu përmendet edhe emri i Redjan Rrajës, i dënuar për ngjarjen, i cili u zbulua falë profileve gjenetike nga një palë syze. Për to Dervishaj është interesuar që të fshihen tek ekspertiza, por i kanë kërkuar 300 mijë euro.

“Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit, ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin bërë atentat. Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. Po flitet për prova i thashë, syzet, shenjat e gishtave. Më tha jam interesuar për të fshirë gishtat tek ekspertiza. Më tha i kishin kërkuar 300 mijë euro”, tha Alibej.

Arjan Ndoja

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer edhe se si ishte njohur me Plarent Dervishajn dhe komunikimin që kanë bërë më pas nëpërmjet aplikacioneve të enkriptuara.

“Kemi folur shumë gjatë në aplikacion, por fizikisht një herë. E thirrnin Lenti, Shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY [ECC]. Nofka e tij, Barcelona tek EnchroChat, Ghost. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je...

Deklaratat për Ballukun nxisin reagimin e gjyqtarëve: “Retorikë që na shqetëson”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka...

SPAK pyet Bamir Topin për 21 Janarin: ish-presidenti saktëson deklaratat e autobiografisë

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, është paraqitur...

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...