8.5 C
Tirana

Kapen 2 hajdutë në Vlorë, shihni si njëri i vjedh celularin turistit

Më datë:

Një 52 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar, në 2 muaj ai ka vjedhur në mënyrë të pësrëritur në një lokal.

Është arrestuar edhe një 34 vjeçar tjetër, i cili vodhi celularin e një turisti amerikan, siç shihet edhe në pamjet e bëra publike.

“Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Vihet në pranga 52-vjeçari që vodhi para, disa herë, në një lokal në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike që dokumentojnë veprimtarinë kriminale, ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 52 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100 000 lekë), në lokalin e shtetasit L. C. Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që i vodhi celularin një turisti amerikan.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13.02.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan.

Pas reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit, si dhe sekuestrimi i celular të vjedhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Kavaja dhe mjekësia bimore: potencial dhe përgjegjësi.”

“Dega e re e mjekësisë bimore në Kavajë —...

Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në...

Kundër themelimit të një organizate rinore të AfD-së protesta në Gjermani

Në Gjermani, mijëra protestues janë përplasur me policinë në...

Invaliditeti i mohuar: PD denoncon vonesat e shtetit ndaj qytetarit të sëmurë

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar...