16.5 C
Tirana

Kanosi me sëpatë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjçari në Vaun e Dejës

Më datë:

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në Vaun e Dejës, duke shmangur pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Një 53-vjeçar me precedent penal është arrestuar në flagrancë, pasi dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë, ndërkohë që kishte kërcënuar edhe më parë një tjetër shtetas dhe familjen e tij me sëpatë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosmaç, ku reagimi i menjëhershëm i uniformave blu bëri të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale,” – thuhet në njoftim.

Autori, i identifikuar me inicialet A.G., banues në Kosmaç, rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal për shkatërrim prone. Sipas Policisë, ai ka dhunuar një 28-vjeçar, duke e goditur me grushte dhe ndjekur me thikë, si dhe ka ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme ndaj një 63-vjeçari dhe familjes së tij.

“Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta,” – saktëson Policia në komunikatën e saj.

“Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A.G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër”.

Kontrolli në banesën e autorit zbuloi një arsenal mjetesh të ftohta: tre thika dhe një sëpatë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A.G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale,” – përfundon njoftimi.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 53-vjeçari do të përballet me akuzat për “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...