Julian Assange kërkon më shumë kohë për të biseduar me avokatët

Më datë:

Themeluesi i ueb-faqes, Wikileaks, Julian Assange nuk është duke pasur kohën që i nevojitet për të diskutuar me ekipin e tij ligjor, luftën kundër esktradimit në Shtetet e Bashkuara, çka ka shkaktuar vonesa të trajtimit të këtij rasti, kanë thënë avokatët e tij në gjykatë të hënën.

Pasi i ka ikur dënimit me kusht në Britani, Assange ka shpenzuar shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, para se të nxirrej prej aty nga policia vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e tij për t’u përballur me 18 akuza duke përfshirë komplotin për të hakuar kompjuterë qeveritarë dhe shkelje të ligjit për spiunim, shkruan Rel.

Nëse dënohet, ai mund të kalojë disa dekada në burg.

Assage është duke u mbajtur në një burg britanik, në pritje të përfundimit të rastit për ekstradim në SHBA.

Ai thotë se akuzat amerikane kundër tij janë tentime politike për të heshtur gazetarët dhe se pretendimet suedeze janë pjesë e komplotit për ta zënë atë.

Assange pati pati fituar vëmendje të madhe më 2010 kur Wikileaks pati publikuar disa video të klasifikuara të ushtrisë amerikane, duke treguar sulmet me helikopterë në Bagdad, që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI, në cilësinë e zëvendëspresidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Bojkot i opozitës në Parlament, deputetët kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve

Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në...

Alban Dokushi rikthehet në krye të administratës së Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur...

GJKKO vendos rikthimin e dosjes së Roshit për hetime të mëtejshme

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të...