Anulohet vendimi për dënim me vdekje ndaj Presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf

Më datë:

Një gjykatë në Pakistan ka anuluar vendimin për dënim me vdekje për ish-presidentin, Pervez Musharaf, duke e cilësuar këtë proces jokushtetues.

Gjenerali Musharraf ka sfiduar formimin e Gjykatës Speciale, që e ka shpallur atë fajtor për tradhti në dhjetor të vitit të kaluar.

Të hënën, Gjykata Supreme në Lahore ka mbështetur gjeneralin në mërgim, që ka fituar pushtetin më 1999 përmes një puçi dhe ka qenë president në periudhën 2001-2008.

Prokurori ka thënë se vendimi nënkupton që gjenerali Musharraf është “njeri i lirë”.

Megjithatë, sipas BBC-së ky rast mund të dërgohet sërish në rigjykim.

Akuza e Gjykatës Supreme ka qenë në pritje nga viti 2013. Ajo ka të bëjë me vendimin që gjenerali Musharraf pati marrë më 2007 për të pezulluar kushtetutën, kur ka shpallur gjendje emergjente me qëllim të zgjatjes së mandatit të tij.

Gjenerali Musharraf është larguar nga Pakistani më 2016 dhe është në Dubai./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dosja e veçuar nga hetimi ndaj Metës, SPAK kërkon dënime për Xhixhon dhe Kryemadhin

Jo burg, por shërbim prove dhe konfiskim pasurie. Kjo...

Policia e Vlorës: 254 vepra penale të evidentuara në qershor, masa të shtuara për sezonin turistik

 Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

Policia Rrugore e Durrësit njoftoi sot se ka kryer...