Apple prezantoi pajisjet e reja më 9 shtator, mes tyre gjeneratën e re të iPhone 17 dhe përditësimet e Apple Watch dhe AirPods. Modelet e iPhone 17 janë me ekrane më të mëdhenj, kamera të përmirësuar si dhe u prezantua iPhone Air i cili zëvendëson versionin Plus. Por veç tyre, çfarë solli tjetër Apple?
iPhone 17, 17 Pro dhe 17 Pro Max
iPhone 17 ka një ekran më të madh, pamje 120 Hz dhe kamera 48 megapiksel. Vjen në ngjyrat livandë, blue, të zezë, të bardhë dhe të gjelbër. iPhone 17 Pro u përmirësua dukshëm te kamera e cila tashmë vendoset në një trajtë drejtkëndëshe. Gjithashtu korniza e titanit rreth ekranit është zëvendësuar me alumin.
Duhet theksuar se nuk u përmend aspak Siri i përmirësuar me Inteligjencë Artificiale, çka e bën Apple të mbetet pas Google dhe konkurrentëve të tjerë.

iPhone Air
Apple solli për herë të parë celularin më të hollë, iPhone Air që zëvendëson Plus. Është 5.6 milimetra i trashë dhe është vetëm me eSIM. Me gjasë, mund të lërë në hije Samsung Galaxy S25 Edge, i cili është 5.8 milimetra i trashë.

Kasa
TechWoven janë kasat e reja me një material të thurur të cilësisë së lartë.
Apple Watch Series 11, Ultra 3 dhe SE 3
Pas dy vjetësh pritjeje, Apple solli Apple Ëatch Ultra 3 me karikim më të shpejtë, rrjet 5G dhe lidhje satelitore. Gjithashtu ka një ekran më të madh. Por përditësimi më i rëndësishëm për Ultra 3 dhe Series 11 është integrimi i monitorimit të tensionit të gjakut.
Apple Watch SE 3 kushton 249 dollarë, Series 11 399 dollarë dhe Ultra 3 799 dollarë.

AirPods Pro 3
Kushtojnë 249 dollarë dhe janë më të vogla, kanë audio të përmirësuar dhe një sensor të ri për rrahjet e zemrës. Gjithashtu falë Apple Intelligence, mund të përkthejnë në gjuhë të huaja në kohë reale.
