8.5 C
Tirana

“Jemi të revoltuar, nuk është plotësuar asnjë nga pikat e paktit të universitetit”, studentët dalin në protestë

Më datë:

Qindra studentë kanë nisur protestën përpara ambienteve të Korpusit ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë, për shkak se sipas tyre gjendja e arsimit të lartë në Shqipëri vijon të mbetet një shqetësim serioz për të gjithë ata.

Në një komunikim me gazetaren e Fax News, një prej studentëve të Fakultetit Juridik, u shpreh se në sallat e tyre nuk ka as karrige ku ata të ulen, ndërkohë që ulja e tarifave sipas tij është thjesht një mashtrim.

Studenti u shpreh se ndaj tyre ka pasur një presion shumë të madh, për të mos rinisur protestat, duke i kërcënuar si zakonisht me vendosjen e mungesave, edhe në orët e leksioneve.

“Nuk kemi karrige ku të mund të ulemi, pjesëmarrja është e konsiderueshme, duke marrë parasysh presionin që ka pasur ndaj nesh në këto ditët e fundit.

Nuk kemi asnjë informacion se kur do ta paguajmë tarifën e shkollës, ndërkohë që shumë student janë djegur për shkak të kushteve absurd që ka vendosur qeveria”, u shpreh studenti.

Një tjetër student e kaloi situatën me batutë duke thënë se nga protestat e vitit 2018 u arrit vetëm një gjë ‘’heqja e një ministreje bjonde, dhe vendosja e një bruneje”.

“Duhet që të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë, vijimi i protestës është në dorën e studentëve, ne jemi të revoltuar pasi nuk është plotësuar asnjë nga pikat e paktit të universitetit, dhe për këtë shkak ne jemi sot këtu”, tregon një tjetër student.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...