14.5 C
Tirana

“Midhjet në treg, pa asnjë kontroll”, KLSH publikon të dhënat e auditimit

Më datë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën “për ujë të ftohtë” Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me menaxhimin e peshkimit dhe akuakulturës.

Pas auditimit të këtyre dy sektorëve, KLSH-ja ka arritur në përfundimin se ministria ka dështuar. Ndër arsyet kryesore për keqmenaxhimin e këtij sektori përmenden moszbatimi i kuadrit ligjor (mungesa e akteve nënligjore) dhe mbulimi i plotë i monitorimit të të gjithë zinxhirit të aktivitetit të peshkimit.

MIDHJET

KLSH e thotë hapur. Midhjet vendëse nuk janë aspak të sigurta për konsumatorin. Kjo, për shkak se jo e gjithë sasia e hedhur në treg ka kaluar nga Qendra për Grumbullimin dhe Depurimin e tyre në Sarandë për certifikim, ashtu siç e kërkon ligji.

“Qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, citohet në raportin e auditimit.

PESHKIMI

Sa i takon peshkimit, sipas KLSH-së, zinxhiri i këtij aktiviteti është i pakontrolluar nga ministria 24/24, menaxhohet në mënyrë joefektive dhe ka probleme të dukshme në infrastrukturë. Problemet e cituara në raportin e auditimit janë të shumta.

Anijet e peshkimit kryejnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, të katër portet e peshkimit menaxhohen në mënyrë joefektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë, probleme të furnizimit me ujë dhe energji në portet e peshkimit e shumë të tjera si këto.

“Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kapacitetet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit. Këto hapësira zvogëlohen edhe më shumë, duke marrë parasysh anijet e zhytura (portet e peshkimit Vlorë dhe Shëngjin), zënien e hapësirave të ankorimit nga mjetet private turistike (porti i peshkimit Vlorë) apo mungesën e bankinave ankoruese”.

Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë disa masa në harkun kohor të dy viteve, 2016-2018, sipas KLSH-së, ato kanë qenë të pamjaftueshme. Të gjitha këto kanë bërë që KLSH-ja të përpilojë një listë të gjatë me rekomandime drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

REZULTATET E AUDITIMIT

• Anijet e peshkimit kryejnë aktivitet pa qenë të pajisura me pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik, kjo në kundërshtim me ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar.

• Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24/7, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm, të paregjistruar dhe të paraportuar.

• Portet e peshkimit të vendit tonë menaxhohen në mënyrë joefektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë. Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kapacitetet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit.

• Të gjitha portet e peshkimit kanë probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Në portin e peshkimit Vlorë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirave është e zënë me mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore.

• Ekonomitë e rritjes së rasatit të koranit në Lin dhe krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura.

• Sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushata zgjedhore, BKH dhe SPAK monitorim në Elbasan

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë...

Trump dhe Zelensky takohen në funeralin e Papës, reagon Shtëpia e Bardhë

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky e shfrytëzuan funeralin...

Elmar Brok: Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm

Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, në konferencën ndërkombëtare...

Konferenca ‘Bota e Autizmit’/ Dr. Liri Berisha: Të dëgjojmë zërin e profesionistëve që sjellin shpresë 

Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, mbajti...