Jashtë Kuvendit, Shehaj shpërthen ndaj Ballukut: “Po detyron deputetët të mohojnë realitetin”

Më datë:

Nga jashtë Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë për vjedhje.

Gjithashtu ai theksoi se Belinda Balluku vazhdon ende sipas tij të jetë në detyre dhe thekson se ajo është ‘kryeministrja e vërtetë. Më tej shtoi se i detyron që të mos dalë dosja me prova që tregon se si ka vjedhur.

“Kanë dalë prova të SPAK ku Balluku “thotë Bashkim Ulaj me këtë koncension po i bëjmë nderin e jetës do ta bëjmë ushtarin tonë,  në lidhje me këtë skandal kam kërkuar interpelancë para 6 muajsh . Nuk duan që të flitet. Balluku vazhdon të jetë në detyrë, është kryetarja e vërtete e Kuvendit, është kryeministrja e vërtetë .

Është kryetarja e vërtetë  e grupit parlamentar të PS. I ka kapur të gjithë për veshi dhe i detyron të mos nxjerrin dosjen me 16 mijë faqe prova.

I detyron se kush do të jenë interpelancat që do të bëhen.

Qeveria duhet të japë llogari për mënyrën  se si po vjedh qytetarët shqiptarë”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Situatë alarmante në spital”, Korreshi: Minjtë në pediatrinë e Lushnjës, ku është Ministrja?

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend...

“Vettingu është thelbësor”, Rama: Lufta ndaj arbitraritetit në fokus të reformës

Kreu i qeverisë Edi Rama është pjesë e Kongresit...

Debatet në Kuvend përshkallëzohen, Peleshi paralajmëron Bardhin për masa disiplinore

Një tjetër përplasje ka ndodhur në seancën e kësaj...

“BE-ja na ka mbajtur në rrugën e duhur”, Rama: Pa të do ishim si vendet e shkatërruara nga lufta

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reforma...