Ndërsa Apple dhe Samsung e kanë pasur ndonjë problem me smartphonet e tyre, OnePlus konsiderohet ende një prodhues i shkëlqyer.
Ati thuhet të ketë një RAM prej 8 GB, një nivel që përputhet me Samsung Galaxy S20, dhe një procesor më të lartë. E këtu, duket se OnePlus “hahet” me Samsungun, sepse për një performancë të ngjashme vjen me çmim shumë më të ulët : OnePlus 8 Lite do të hidhet në treg për 500 dollarë, OnePlus 8 për 550 dollarë dhe OnePlus 8 Pro për 800 dollarë. Samsung Galaxy S20 ka ndërkohë një çmim prej 1500 dollarësh. Pritet që OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro të hidhen në treg nga fundi i pranverës apo më e shumta, nga fillimi i verës.


