Facebook t’i përshtatet BE-së/ Kërkesa e Brukselit për rrjetin social

Më datë:

Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton, tha se është Facebook ai që duhet të përshtatet me standardet e Evropës dhe jo e anasjellta.

Ai i kritikoi si të pamjaftueshme rregullat e reja të propozuara nga gjiganti amerikan i mediave sociale. Komentet e drejtpërdrejta u bënë pas një takimi që Breton pati me kreun ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg dhe dy ditë para se ai të paraqesë serinë e parë të rregulloreve që synojnë të frenojnë gjigantin amerikan të teknologjisë dhe kompanitë kineze të subvencionuara nga shteti.

“Nuk na takon neve t’i përshtatemi kësaj kompanie, i takon asaj të na përshtatet neve,” tha për median Breton, ish-Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Orange të Telekomit Francez, dhe i kompanisë teknologjike Atos.

Ai shtoi se do të vendosë deri në fund të vitit nëse do të miratohen rregulla të ashpra si pjesë e ligjit për shërbimet dixhitale për rregullimin e platformave në internet dhe përgjegjësive të tyre. Breton kritikoi ndërkohë një dokument diskutimi të publikuar nga Facebook të hënën që hedh poshtë ato cilësohen si rregullore ndërhyrëse. Shefja e drejtësisë e BE-së, Vera Jourova, e cila gjithashtu u takua me Zuckerberg, ishte po aq këmbëngulëse për sa i takon rolit që duhet të luajë Facebook në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe manipulimit të zgjedhjeve në internet. “Facebook nuk mund të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë dhe Zuckerberg duhet t’i përgjigjet pyetjes se çfarë lloj kompanie duan të jenë dhe cilat vlera dëshirojnë të promovojnë,” tha ajo në një deklaratë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia e Vlorës: 254 vepra penale të evidentuara në qershor, masa të shtuara për sezonin turistik

 Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

Policia Rrugore e Durrësit njoftoi sot se ka kryer...

Shqipëria në fokus të Samitit të 37-të të NATO-s, vëmendje për Ramën

Pas përfundimit të Samitit të 36-të të Krerëve të...

Hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri të Kategorisë Superiore

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh sot...