14.5 C
Tirana

Izraeli do të ndërtojë mbi 5.000 banesa të reja të paligjshme në Kudsin Lindor

Më datë:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se do të ndërtojnë mbi 5.000 banesa të reja në dy njësitë e vendbanimeve të paligjshme që ndodhen në Kudsin Lindor nën okupim, (AA).

Netanyahu bëri një deklaratë për gazetarët në lidhje me planin e ndërtimit të banesave të reja pranë vendbanimit të paligjshëm hebre Har Homa në Kudsin Lindor.

Për banesat në fjalë kryeministri izraelit tha se 2.200 prej tyre do t‘i ndërtojnë në Har Homa, ndërsa 3.000 të tjera në vendbanimin e paligjshëm hebre Givat Hamatos në Kudsin Lindor.

Media izraelite, ka shkruar se me ndërtimin e banesave të reja, vendbanimit të paligjshëm hebre Har Homa i cili ka një popullsi prej 40 mijë banorësh do t’i shtohen edhe 10 mijë kolonë hebre.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen që ky vendim i Netanyahut ka ardhur vetëm para disa ditësh nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Izrael më 2 mars.

Sipas të dhënave të organizatës izraelite për të drejtat e njeriut Peace Now, në Kudsin Lindor nën okupim ndodhen 13 njësi vendbanimesh të paligjshme hebreje. Në këto zona banojnë më shumë se 215 mijë kolonë hebrenj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...