Shkup, me bashkëpunim policor ndërkombëtar konfiskohet 1 kg kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev, në një konferencë për media informoi për operacionin e djeshëm të policisë për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogës, (AA).

Ministri Çulev tha se operacioni u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar policor që përfshin disa vende, pa përmendur shtetet e tjera.

Ai tha se në kuadër të operacionit, në fshatin Krushopek të Shkupit u kap dhe u sekuestrua 1 kilogram kokainë, duke thënë se kjo është vetëm një pjesë e një sasie më të madhe që nga Kolumbia duhej të përfundonte në Maqedoninë e Veriut. Çulev vuri në dukje se droga hyri përmes Shqipërisë me një kamion që transportonte banane.

“Gjatë kontrollit të detajuar të deposë dhe kamionit që transportonte bananet në njërën prej paketave u gjet një pako drejtkëndëshe me një substancë të panjohur pluhur të bardhë, kokainë, të mbështjellë në shirit të gjelbër. E njëjta është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë të mëtutjeshme”, tha Çulev, duke shtuar se në aksion janë sekuestruar edhe telefona celularë, para, mjeti transportues së bashku me 1.098 paketat e bananeve.

Ministri gjithashtu tha se 4 persona u arrestuan pas përfundimit të kontrollit, përfshirë një shtetas të Malit të Zi, 31-vjeçari J.K. i cili ishte shofer i kamionit.

Tre personat tjerë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, edhe atë pronar i personit juridik që supozohet të jetë pranuesi i fundit i mallrave, 47-vjeçari S.E., si dhe J.E. dhe R.I. të cilët u gjetën në depo gjatë shkarkimit të mallit.

Çulev tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë veprime për të identifikuar persona të tjerë juridikë ose fizikë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi