Izraeli arreston 5 shtetas finlandezë, mes tyre një deputete

Më datë:

Policia izraelite ka arrestuar pesë shtetas finlandezë, përfshirë një deputete të këtij vendi të Evropës.

Deputetja finlandeze Anna Kontula dhe katër aktivistë humanitarë finlandezë u arrestuan nën pretendimet për gjoja tentim të kalimit të gardhit që ndan Izraelin nga pjesa e bllokuar palestineze e Gazës.

Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se aktivistët finlandezë kanë tentuar të kalojnë gardhin në shenjë proteste për krizën e madhe humanitare në Gaza.

“Ne presim që të gjithë vizitorët dhe veçanërisht zyrtarët publikë, të zbatojnë ligjet e Izraelit”, tha Ministriai zraelite e Punëve të Jashtme.

Ambasada finlandeze në Izrael nuk pranoi të komentojë incidentin duke thënë se aktiviteti i Anne Kontula ishte i karakterit privat dhe jo zyrtar.

Nga ana tjetër, Gaza dënoi arrestimin e aktivistëve finlandezë.

Palestinezët protestojnë në kufirin e enklavës së bllokuar të Gazës çdo të premte, duke kërkuar dhënien fund të bllokadës 12-vjeçare me të cilën Izraeli shkatërroi ekonominë e rajonit bregdetar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...