Ivi Kaso: Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të veprojë si togë pushkatimi

Më datë:

Sekretari për çështjet ligjore i Berishës, Ivi Kso, në një deklaratë për shtyp, e quajti vendimin e marrë dje nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me shkrimin e emrit të Sali Berishës si kryesues  koalicionit në fletët e votimit për këshilla bashkiak, vendim politik.

Ai u shpreh se ky vendim tregon se drejtësia në vend merr urdhra nga pushteti dhe se ndarja e pushteteve nuk është një realitet.

Kaso shtoi se vendimi tregon dorën e hakmarrjes së drejtësisë të varur nga qeveria, si dhe dëshmon frikën që e ka kapur qeverinë e kryeministrin Rama, i cili “sillet si i fortë, por vepron si frikacak”.

DEKLARATA:

Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të veprojë si togë pushkatimi, jo trupë gjyqtarësh të Republikës, duke i hequr të drejtën opozitës që të caktojë drejtuesin e koalicionit në vendoret e 14 majit. Ankimimi që opozita i bëri vendimit të KAS u rrëzua, duke i kthyer institucionet e drejtësisë nga rojtarë të balancave, në roje të tekave të pushtetit.
Ndërhyrja flagrante në të drejtën e një koalicioni zgjedhor dhe politik për të caktuar vetë, me vullnet të lirë, vendim të pjesëmarrësve dhe simbolikë politike, drejtuesin e fushatës, është vendim që jehon nga katakombet e viteve 45-48, kur gjykatat e Enver Hoxhës vranë me dekrete gjakatare çdo grimë të pluralizmit në vendin tonë.
Kjo ndërhyrje në simbolikën politike, që është e drejtë ekskluzive e organizatave politike dhe nuk caktohet me gjykatë, dhe për më shumë nuk u përket gdhënjve të drejtësisë tonë, që gdhihen me urdhra të qeverisë e ngrysen me torba të ryshfetit poliitk, fyen edhe studentët e dobët të Jurisprudencës.
Edhe për drejtësinë tonë, që nuk ka turp kur bëhet vegël dhe vetëm si vegël e ngre çekanin për të marrë vendime, ky ishte një rekdord i zi.
Me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria.
Ky vendim është politik dhe jo juridik, dhe si i tillë do të trajtohet.

Ky vendim është kundër pluralizmit dhe vetëm si i tillë do të kujtohet.
Ky vendim është vërtetim se ndarja e pushteve nuk ekziston dhe vetëm si i tillë do të regjistrohet.
Ky vendim është dëshmi se gjyqtarët e Republikës marrin urdhra, nuk bëjnë drejtësi.
Ky vendim, sa ç’tregon dorën e hakmarrjes së drejtësisë të varur nga qeveria, dëshmon edhe frikën që e ka kapur këtë të fundit.
Ditën, Rama-Balla e Gjiknuri-Balluku dalin e thonë në media se fitojmë kaq e aq, dhe natën paguajnë vendime për të eleminuar kundërshtarin.
Nëse janë kaq të fortë, pse investohen kaq fort, duke turpëruar pengjet e tyre në drejtësi, të cilët mund t’i përdornin për halle të tjera.
Por, halli i tyre dihet: të mësuar duke fituar afrofe apo duke vjdhur vota me banda dhe resurse shtetërore, Edi Rama kërkon të mbajë në dorë çdo siguresë të 14 majit.
Hiqet si trim, por vepron si frikacak.
Bravat e pushtetit, që fërkojnë duart pas tij, dhe bëjnë llogaritë e zhbërjes së opozitës reale, do të përfundojnë në të njëjtën gropë ku i hedh populli dhe historia të gjithë të ngjashmit e tyre.
Edhe 23 ditë le të veprojnë si çelësi-kopil i qeverisë.
Më 14 maj, bandave që duan t’u caktojnë shqiptarëve edhe të zotin e shtëpisë duhet tu themi “ndal”.
Ndryshimi është në duart e tua!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...