Italianët “gllabërojnë” fitimet në Champions

Më datë:

Ecuria e klubeve italiane në Champions League do reflektohet edhe në financa.

Atalanta, Inter dhe Milan vetëm një fitore larg garantimit në zonën e 8 pozicioneve të para të kompeticionit.

Një sukses i jashtëzakonshëm që do të sillte të tjera të ardhura për arkat e klubit. Përpos fitores dhe koleksionimit të tre pikëve, skuadrat do të ‘fitonin’ edhe bonusin e UEFA-s.

Plot 2 milionë euro do të depozitoheshin për fitoren, ndërsa 11 milionë euro të tjera për renditjen në një prej 8 vendeve të para. Edhe pozicioni në klasifikim shërben për më shumë të ardhura.

Gjithsesi, në total tre klubet italiane pritet të përfitojë deri në 250 milionë euro, ku pjesën më të madhe do e marrë Interi.

Rezultatet e mira në këtë fazë të kompeticionit natyrisht do të jenë edhe në shifrat financiare, me klubin zikaltër që do akumulonte deri në 86 milionë euro.

Bergamaskët do garantonin rreth 78 milionë euro, ndjekur më pas nga Milani që do përfitonte rreth 75 milionë euro.

Shifra të jashtëzakonshme për klubet italiane, pasi do shërbente për të forcuar ekipin e së ardhmes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...