Angli-Shqipëri në “Wembley”, dalin në shitje biletat

Më datë:

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit më 21 Mars, ku do të përballet me Anglinë në Londër. Sfida është planifikuar të luhet në stadiumin “Wembley”.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka bërë të ditur se nga kjo Martë, kanë dalë në shitje biletat, për tifozët që duan ta ndjekin sfidën nga afër.

Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132. Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium.

Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https://www.wembleystadium.com/tickets .

Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes

Ashtu si të gjitha takimet e kuqezinjve edhe ndeshja Angli-Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...