“Merja” nën hetim, 4 tonë produkte pa etiketë dhe pa origjinë të deklaruar

Më datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, i vendosur në lagjen Shkozë.

Gjatë inspektimit të magazinës, inspektorët konstatuan 3,984 kg produkte të miksuara – bimë të thata të ambalazhuara në thasë plastikë – të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen e tyre.

Si pasojë, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të gjithë sasisë së produkteve në magazinë.

Masë administrative gjobë prej 200,000 lekësh për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve.

Masë administrative gjobë prej 100,000 lekësh për moszbatimin e sistemit të vetkontrollit, duke përfshirë skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit.

AKU nënvizon se mbetet e angazhuar për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë ushqimore dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi përmes e-mailit info@aku.gov.al

ose në numrin e gjelbër 0800 75 75.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...