Itali, “Ocean Viking” shpall gjendjen e jashtëzakonshme në bord

Më datë:

Anija humanitare “Ocean Viking”, që shpëtoi 180 migrantë në Detin Mesdhe, shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në bord, në mes të tensioneve të përshkallëzuara nga përleshjet, përpjekjet për vetëvrasje dhe kërcënimet fizike kundrejt ekuipazhit.

“Situata në bord është përkeqësuar deri në atë pikë, saqë nuk mund të garantohet më siguria e 180 të mbijetuarve dhe ekuipazhit”, shpjegoi shoqata humanitare “SOS Mediterranean”, që drejton anijen-spital.

“Duke patur parasysh tensionin e skajshëm që mbretëron atje, “Ocean Viking” shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, hera e parë për një anije të “SOS Mediterranean”, në katër vjet e gjysmë operacione shpëtimi në det”, tha zëdhënësi, Laurence Bondard.

Anija “Ocean Viking” vazhdon të jetë në ujërat bregdetare të Siçilisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...