Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Më datë:

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo nuk është hera e parë që Roshi paraqitet në SPAK. Hera e fundit e tij ka qenë në shkurt, kur ai qëndroi vetëm për 15 minuta në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Për gazetarët, pasi doli nga SPAK-u, u shpreh “Veprime të zakonshme, absolutisht asnjë akuzë”.

Vitin që lamë pas, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëroi SPAK-un të nisë hetime ndaj tij, si i dyshuar për dhënien e disa tenderave në kohën kur ishte kryebashkiak. Ai dyshohet të ketë konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”.

Hetimet janë nisur me bazë kallëzimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) pas një auditi në Bashki në vitet 2013-2014.

Elvis Roshi, mori drejtimin e Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe qëndroi në krye të kësaj bashkie deri në vitin 2016, ku dha dorëheqjen për shkak të akuzave se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...