Elvis Roshi në SPAK, i komunikohet akuza për “shpërdorim detyre”

Më datë:

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është tashmë zyrtarisht i pandehur. Sot ai u paraqit në SPAK së bashku me avokatin e tij, ku iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.

Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative. Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...