16.5 C
Tirana

Irena Gjoka jep dorëheqjen nga dosja e “Toyota Auris”

Më datë:

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”, ku të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Gjyqtarja ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës kreu i një organizate kriminale me bazë të gjerë dhe rezulton se kjo pika është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve.

Po ashtu, në komunikimet në aplikacionin SkyEcc ata kanë diskutuar për mënyrën se si do të ndikonin sistemin e drejtësisë për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës. Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.

Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Erjon Çela për shqyrtimin e dosjes. “Toyota Auris” u pagëzua në këtë emër pasi në dy makina që vinin nga Belgjika u zbuluan 3.4 mln euro.

Pas një procesi të gjatë, për trafikimin e parave që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës u dënua vetëm një nga kushërinjtë Vladi. Paratë ndërkohë vijojnë të mbahen të sekuestruara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...