Iran, shkon në 77 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Më datë:

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran ka shkuar në 77, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Zv/ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi tha se 11 persona tjerë vdiqën nga sëmundja pasi 835 raste të reja u raportuan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në më shumë se 2.300.

Ai tha se shumica e rasteve të reja janë zbuluar në kryeqytetin iranian Teheran si dhe në Qom dhe Ghilan.

Raisi tha se 435 pacientë të infektuar me koronavirus u trajtuan me sukses dhe u larguan nga spitalet në të gjithë vendin.

Numri përgjithshëm i të vdekurve në të gjithë botën nga Covid-19 ka arritur në 3.044 ndërsa numri i të prekurve në më shumë se 89 mijë persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...