18.5 C
Tirana

iPad Mini i ridizenjuar pritet në vjeshtë

Më datë:

Apple ka në plan të zbulojë një iPad Mini të ri këtë vjeshtë që ka pësuar “ridizajnimin më të madh në historinë nëntë-vjeçare”.

Pajisja e re duhet të ketë skaje më të hollë, një ekran më të madh, performancë më të shpejtë dhe një dizajn të ngjashëm me iPad Air të ri që mbërriti vitin e kaluar.

Ky mund të jetë një hap i madh përpara për tabletin më të vogël të Apple, dizajni i të cilit ka mbetur tepër i qëndrueshëm që nga debutimi i tij në vitin 2012.

Tableti mund të largojë butonin ‘home’, ndërsa sensori TouchID duhet të ndërtohet në butonin e montuar anash për ta ndezur/çaktivizuar pajisjen.

Më herët, analisti Ming-Chi Kuo parashikoi që iPad Mini i ri do të kishte një madhësi ekrani prej 8.5 deri në 9 inç, që është një rritje në krahasim me ekranin e deritanishëm standard 7.9 inç.

Brezi i gjashtë i iPad Mini arrin në vjeshtë, dhe ridizajnimi i fundit u bë në vitin 2019.

Pastaj u shtua mbështetja për lapsin Apple Pencil dhe një procesor më të shpejtë A12.

Një iMac i ri me një ekran më të madh është në rrugë e sipër në krahasim me modelin aktual 24-inç.

Pajisja e re duhet të zëvendësojë modelin ekzistues 27-inç me një procesor Intel.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...