Infermierja në Korfuz merr dozën e dytë të vaksinës anti-covid, pëson paralizë

Më datë:

Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Greqi, ku një infermiere ka pësuar paralizë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës.

Episodi ka ndodhi në Korfuz, ku një 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pa probleme me shëndetin, ka pasur komplikacione.

Mësohet se infermierja pasi bëri vaksinën e Pfizer pati temperaturë të lartë dhe paralizë në këmbë. Mediat greke raportojnë se ky është një rast i veçantë, që vaksina shkakton një sindromë të rrallë Guillain-Barre.

Sindikata e infermierëve grekë deklaroi se ky është rasti i vetëm i regjistruar për vaksinën e Pfiser me pasoja kaq të rënda.

Mjekët theksojnë se 20% e të vaksinuarve mund të shfaqin simptoma të lehta pas vaksinës, që përfshijnë edhe mpirje të trupit. Ndërkohë që të infektuarit nga covid-19 rrezikohen shumë më tepër të preken nga sindroma Guillan-Barre pas infektimit me virusun.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sytë nga Zvicra, raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran mund të ndryshojë gjithçka

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe negociatorë të tjerë të...

Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

Gjetja e një vendi parkimi në Tiranë po kthehet...

Alarm në Karaburun: flakët përfshijnë pyje dhe shkurre, situata kritike

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të...