Imuniteti i Ballukut në debat, Manja: Po politizohet një çështje ligjore

Më datë:

Ulsi Manja po prezanton raportin e Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK mbi arrestimin e Belinda Ballukut. Në mbledhjen e grupit të PS ai u shpreh se imuniteti s’mund të jetë privilegj individual, por garanci procedural.

Sipas tij roli i Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së heqjes së imunitetit nuk është formal por thelbësor.

“Koha kur u bënë kallëzimet në vitin 2024, për shkelje të barazisë në tendera apo ankande, nuk përbën vepër penale korrupsioni. Më pas kemi një zhurmë të madhe që e ka vështirësuar këtë proces. Ne nuk jemi ndalur, pasi respektojmë plotësisht qëndrimin e mbrojtjes dhe besojmë te drejtësia. Në këtë pikë ne i qëndrojmë dhe respektojmë qëndrimin publik, por edhe atë të mbrojtjes së koleges sonë, Balluku.

Sa i takon kërkesës së SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit dhe mbajtje në burg, ne i qëndrojmë qëndrimit tonë. Është me interes për publikun dhe për ju, të nderuar deputetë, që të theksohet një fakt me rëndësi: në vlerësimin tonë jemi bazuar në provat dhe arsyetimet e SPAK dhe i kemi qëndruar besnikë nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale.

Kemi bërë një kontroll kushtetues dhe parlamentar nëse kërkesa e SPAK është strikt proceduriale. Në Këshill kemi pasur diskutime. Nuk u arrit që të dilnim me një raport të përbashkët; opozita ka një qëndrim tjetër. Raporti i opozitës mbron tezën që Kuvendi të mos e vlerësojë masën e sigurisë.

Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias.

Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal, por garanci institucionale për mbrojtjen dhe funksionimin e lirë të Kuvendit. Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme. Ky rol i Kuvendit del qartësisht nëse i referohemi rastit të ndalimit në flagrancë të një deputeti. Kur ai kapet në kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij, drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin. Kur konstatohet se nuk ka vend për procedim, vendoset heqja e masës. Pra, roli i Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është formal.”, tha ai.

Ulsi Manja: SPAK po heton lirish e nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit dhe ndjekjes penale, por kërkesa për zv e masës, kompetenca përfundimtare i takon seancës në Kuvend.
Pretendimet se Kuvendi duke u kujdesura të zbatojnë parimet e rëndësishme të demokracisë, pengon drejtësinë, nuk kanë baza ligjore por kanë natyrë politike.
Fakti që pritëm vendimin e GJK vërteton seriozitetin tonë.
Morëm në konsideratë vendimin e Kushtetueses që është tashmë në fuqi. SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendit dhe kërkon zv e masës së sigurisë me arrest.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...

Skandal Call Center: SPAK-u i zbuluar, thirrje për ndërhyrje nga kryeministri

Pak kohë pas operacionit të SPAK që goditi call...

Beograd vendos ndalim të përkohshëm për naftën dhe karburantet

Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim në një...

Linjat ajrore të Gjirit rifillojnë pjesërisht fluturimet për në Cyrih

Disa linja ajrore nga rajoni i Gjirit kanë rifilluar...