16.5 C
Tirana

ILD tryezë për pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionin e inspektimeve

Më datë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqëruar nga njësia e inspektorëve dhe njësia e ndihmësinspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi rolin e magjistratëve në një shoqëri demokratike dhe funksionin e inspektimeve gjyqësore.

Aktiviteti ishte konceptuar si bashkëbisedim me dy magjistratë spanjollë me eksperiencë të gjatë në fushën e inspektimeve dhe çështjeve disiplinore, gjyqtari Juan Martínez Moya, me karrierë 38-vjeçare, anëtar i Gjykatës së Lartë të Spanjës, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Gjyqësorit të Spanjës, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë të Murcias, kontribues në themelimin e Rrjetit Evropian të Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) dhe hartimin e Kartës Evropiane të Etikës së magjistratëve, si dhe gjyqtari Ricardo Conde Díez, me karrierë 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, aktualisht promovues i Akteve Disiplinore në Spanjë.

Në fjalën e tij Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të ILD-së me RESIJ, pjesë aktive e të cilit ka qenë edhe gjyqtari Moya, me të cilin trupa e inspektimit të ILD-së, do të flasë mbi një temë të gjerë, siç është roli i gjyqtarëve edhe në raport me shoqërinë, përmes rasteve praktike nga përvoja e magjistratëve spanjollë.

Metani solli në vëmendje rëndësinë që ILD i kushton në punën e vet, gjetjes së balancës mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut për mënyrën sesi administrohet drejtësia dhe përpjekjet e vazhdueshme për “gjetjen e mekanizmave për llogaridhënie jo si mjet kontrolli, por për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve”.

Gjyqtari Juan Martinez Moya, falenderoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe veçoi bashkëpunimin në kuadër të RESIJ (Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë), ku ILD dallohet si histori suksesi për Rrjetin, pasi nga statusi i vëzhguesit, tashmë është anëtar me të drejta të plota i RESIJ.

Gjyqtari Moya foli për standardet e pavarësisë së gjyqësorit, duke u ndalur te koncepti i pavarësisë e sundimit të ligjit, arsyet e pavarësisë së magjistratëve, niveli i garantimit të pavarësisë, kushtet e ushtrimit të detyrës, të gjithë dimensione, që shkojnë paralel me llogaridhënien e transparencën, si elementë të domosdoshëm të pavarësisë.

Ndërsa gjyqtari Ricardo Conde Díez u ndal në përgjegjësinë disiplinore dhe pavarësinë gjyqësore, dallimin midis inspektimit dhe masave disiplinore, kufizimet në inspektim dhe kontrollin e performancës juridiksionale.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit EU4Justice, i konceptuar si një dialog i hapur dhe konstruktiv, mes ekspertëve spanjollë dhe trupës inspektuese të ILD-së, mbi rolin e gjyqtarëve në një shoqëri demokratike, me një fokus të veçantë në ruajtjen e pavarësisë gjyqësore, sigurimin e llogaridhënies dhe ruajtjen e besimit publik në gjyqësor, inspektimet gjyqësore, si një mekanizëm kyç për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...