7.5 C
Tirana

I zhdukur prej 19 ditësh, telefonata nga Shkodra për të riun nga Erseka pa rezultat, ja pista ku po hetohet

Më datë:

Vazhdojnë kërkimet për 28-vjecarin e zhdukur 19 ditë më parë në Ersekë.

Pas një telefonate nga Shkodra (ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media), policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark, mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit.

Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e tij.

Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë, ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Një pistë ku po heton policia është ajo e largimit jashtë vendit. Ata pretendojnë që mund të ketë ikur nga mali në Greqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...