I pajetë në kangjellat e murit rrethues, banorët tregojnë zakonet e viktimës

Më datë:

Zbardhen detaje të rënda në lidhje me vdekjen e 45-vjecarit Eduard Çarçani, i cili u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese në fshatin Plasë të bashkisë Maliq.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht teksa ka tentuar të kalojë murin.

Viktima ishte emigrant në Itali ,se bashku me familjen. Kishte kohe që ishte kthyer në fshat, ku jetonte i vetëm pas divorcit.

Ndërkohë, dyshohet se ishte përdorues alkooli.

Shtëpia ku u gjet i pajetë mësohet se ishte e pabanuar. I zoti e kishte lënë në kujdestari të një të afërmi.

Sakaq, banorët e zonës pohojnë se viktima nuk ishte problematik, por kishte qejf alkoolin.

“Ne tani e morëm vesh. Ishte djalë i mirë, në hallet e veta.

Ai nuk merrej me gjë. Pinte raki, ikte xhiro.”, tha një banor.

Një tjetër banor tha se; “Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu.

Pak kohë ka që ka ardhur, kishte problemet e tija.

Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajet.

Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirëmban i kunati.

Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri.”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...